Makina e kryeplakut të fshatit Vermosh në Malsinë e Madhe është shkrumbuar nga flakët mbrëmjen e 10 prillit.

Vetë Prek Vata u shpreh se nuk ka pasur probleme me persona të tjerë dhe nuk kishte dyshime se kush mund ta kishte bërë.

Sot, Policia e Shkodrës bën me dije se pas një pune hetimore disaditore, specialistët e krimeve kanë zbardhur dhe dokumentuar me prova djegien e makinës së kryeplakut Prek Vata. Autore e është në grua 60 vjeçe, banuese po në Vermosh.

“Në përfundim të veprimeve hetimore u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, shtetasja L. Sh., 60 vjeçe, banuese në fshatin Vermosh, Malësi e Madhe, e cila dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Shtetasja L. Sh. dyshohet se për motive të dobëta, i ka djegur shtetasit P. V., automjetin tip Toyota, të cilin e ky shtetas e kishte parkuar në afërsi të lumit Cem, në fshatin Vermosh. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër”, njofton Policia.