Protestat që po zhvillohen në vendin tonë kundër rritjes së çmimeve mund t’i pëlqejnë Rusisë. Kështu ka deklaruar kryeministri Edi Rama ditën e sotme, duke theksuar se kjo është një nga strategjitë e Rusisë.

Sipas Ramës, qëllimi ka qenë që vendet që mbështesin Ukrainën të ngrihen në protesta për çështje ekonomike, në mënyrë që të harrohet se çfarë po bëhet në Ukrainë, ku sipas tij është në lojë fati i Evropës.

“Ka qenë pjesë e skenarit nga ana e Rusisë për të turbulluar krizën e energjisë, por kriza ka filluar më herët. Në fillim te vitit të kaluar kemi kaluar deri në 550 euro për kilovatë në orë”.

“Në pak ditë që ka filluar luf.ta ka pasur një lëvizje në çmime. Po ça do bëjmë ne, sikur kjo gjë të vazhdojë me muaj e vite, do dalim të hamë njëri tjetrin në rrugë?!”

“Këtu bëhet një protestë që mund t’i pëlqejë Rusisë, sepse kjo është një nga pjesët e strategjisë së saj me këtë që ka nisur atje në Ukrainë. Që vendet që mbështesin Ukrainën të ngrihen në protesta ekonomike, që të harrojnë çfarë luhet atje”.

“Atje nuk luhet fati i Ukrainës, po i të gjithë e Evropës, luhet fati i Evropës. Nuk ka bërë vaki ajo që po bëhet atje, që kur në skenat e Europës doli dikush tjetër në Berlin dhe iu sul gjithë dynjasë. Si mund të jemi kaq pa karakter?”, tha Rama.