Janë organizuar sot në Shkodër karnavalet 'Gjallë e për gazep'. Shoqata kulturore 'Zef Jubani' në bashkëpunim me bashkinë Shkodër sollën edicionin e 161, kësaj here ndryshe nga vitet e tjera.

Festa e karnavaleve u organizua brenda një dite, në një karvan që shëtiti në rrugët kryesore të qytetit. Artistët e teatrit 'Migjeni' përcollën mesazhe të ndryshme lidhur me politikën dhe problemet e ndryshme sociale.

Mbyllja e karnavaleve 'Gjallë e për gazep' u bë në sheshin 'Nënë Tereza'. I gjitha aktiviteti tërhoqi vëmendjen e qytetarëve ndërsa në fund u bë djegia e dordolecit.

StarPlusTv, Video Terenc Pepa