Pasi parashikuan COVID19, zgjedhjen e Donald Trump si president dhe një sërë ngjarjesh të tjera, “The Simpsons” godasin sërish.
Kësaj here, rrjeti ka gjetur fragmentin kur parashikohet pushtimi i Ukrainës nga Rusia. Në serinë e vitit 1998, “The Simpsons” aludojnë për konfliktin Rusi-Ukrainë, teksa ushtarët rusë dhe tanket hyjnë në vend. Një tjetër moment i frikshëm i parashikuar nga seriali është edhe ringritja e Murit të Berlinit.
E urrej ta them, por unë kam lindur në vitin 1961, kështu që 30 vjet të jetës sime i kam jetuar me fantazmën e Bashkimit Sovjetik, pra, për mua fatkeqësisht kjo është më shumë normë sesa parashikim thjesht menduam se gjërat do të shkonin keq,” u shpreh prezantuesi i “Simpsons”, Al Jean në një intervistë për Holluëood Reporter.
“Por që të gjithë e dinë se Putin, e ka bërë të qartë që është një djalë i keq dhe se gjëra të këqija do të ndodhin”,-shtoi ai.
https://twitter.com/its_Pradeep96/status/1496728555673120769?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1496728555673120769%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.shqiperiaime.com.al%2F2022%2F02%2Fe-paralajmeruar-the-simpsons-rusia%2F



