POSTIMI I MAJLINDA ANGONIT

Për herë të parë erdha te Sajmiri në vizitë zyrtare.

Takimet e shpeshta me të kanë qënë të shoqëruara me një kafe, bisedë të ngrohtë, dhe iniciativa të mira ndërsa sot në rolin e kandidates për Kryetare Bashkie është dyfish përgjegjësi karshi tij dhe të gjithë komunitetit me aftësi ndryshe,

të cilët edhe pse të lodhur e të zhgenjyer nga politika u shprehën të bindur se nuk i kanë humbur shpresat.

Kur një individ mund të bejë shumë, është e pamundur mos ta bëjë një sistem!

Në 300 ditë pune:
✅rampa në çdo institucion arsimor dhe publik;
✅parkingje për njerëzit me aftësi ndryshe në rrugët e qytetit;
✅aktivitete të konceptuara për këtë shtresë që ti jepet mundësia e rekreacionit.

MeMajlindënperShkodren