Konspiracionisti Cako ishte i ftuar te Rrethi Katror ku po flitet për masat e shtrëngimeve që qeveria e Kosovës ka vendosur për hyrjen dhe daljen nga Kosova me rastin e epidemisë.
Qytetarët e Kosovës janë ngritur kundër këtyre masave. “Albin Kurti ti heqë keto masa me shtetin shqiptar nese sdo te mbahet mend si ai qe ndau Shqiptarët”, tha Cako.
Aktualisht në Kosovë ka masa shumë të forta dhe absurde duke konsideruar që shumë shtete po e heqin edhe greenpass. Vet OBSH ka dhënë direktiva për lehtësimin e masave.
Çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës duhet të posedojë një nga dëshmitë e mëposhtme: Certifikatën e vaksinimit me tri (3) doza (ose me një dozë të vaksinës Janssen dhe dozë përforcuese) kundër kovidit.
Certifikatën e vaksinimit me dy doza (ose me një dozë të vaksinës Janssen) kundër kovidit, bashkë me testin RT-PCR negativ jo më herët se 48 orë para nisjes (për udhëtarët që hyjnë në rrugë ajrore) ose 48 orë para mbërritjes në pikën kufitare (për ata që hyjnë në rrugë tokësore).
Kjo ka bërë që mijëra emigrantë kosovarë të cilët ushqejnë ekonominë, të mos vijnë dot për pushimet dimërore. Në lidhje telefonike nga Kosova, një qytetar Kosovar u shpreh se heshtja e Ramës është e pa tolerueshme dhe e qëllimshme.



