Në këtë sezon të “Përputhen”, autorja Olsa Muhameti ka zgjedhur të rikthejë në fron dy ish protagonistë, Anën dhe Mevlanin, të cilët nuk arritën të finalizonin dashuritë e tyre.

Ky rikthim ishte një mundësi e re për të tentuar sërish në rigjetjen e dashurisë.

Nga burime të brendshme sipas Pamfleti, ka qenë edhe Atdheu i cili ka kërkuar një rikthim në këtë program, kërkesë kjo e cila nuk është miratuar nga autorja.

Sipas informacioneve të fundit, Atdheu nuk është dorëzuar dhe kësaj rradhe ka vendosur të komunikojë me produksionin e “Love Story”, program i cili udhëhiqet nga Vera Grabocka dhe Alketa Veisiu.

Shumë shpejt Atdheun do ta shohim pjesë të këtij programi bashkë me dy konkurentët e tjerë të “Love Story” Kristin dhe Xhonin.