Nën moton ‘Për një Parti Demokratike, më të hapur, më të fortë dhe më të bashkuar” Sali Berisha ka mbledhur Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike,

ditë e cila sipas tij do të shënojë rithemelimin e PD. Ndërsa kreu i PD-së, Lulzim Basha ka mbërritur në selinë blu dhe ka dhënë një deklaratqë të shkurtër për mediat.

“Gëzuar 11 dhjetorin ditëlindjen e PD, ditëlindje e thyer nga ata që e përçantë, por kjo ditëlindje PD do dali më e bashkuar”, tha Basha.

Por çfarë pritet të ndodhë në vijim? Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu teksa publikon stadiumin e mbushur plot me demokratë në Kuvendin e Berishës, hedh dyshime për përplasje duke ngritur pyetjen: A mendoni se do e nxjerrin me hu nga zyra Lulzim Bashën…?

Spahiu shkruan:

LIVE: Mijëra demokratë shkarkojnë Lulzim Bashën.

A mendoni se do e nxjerrin me hu nga zyra…..?