Briken Calja ka arritur sot një rezultat historik teksa është shpallur kampion bote ne peshëngritje deri në peshën 73 kilogram.
Calja garonte bashkë me Erkand Qerimajn në këtë peshë dhe të dy janë qene në garë për të fituar medalje që në stilin e shkëputjes.
Qerimaj realizoi provën e parë, 150 kg e më pas nuk çoi dot të dytën me peshën 153 kilogram. Ai realizoi të tretën, por u rendit pas rusit Petrov, në vendin e katërt vetëm për shkak të peshës trupore më të vogël të kundërshtarit.
Ndërkaq, Calja realizoi me sukses provën e parë 152 kilogramë si dhe të dytën 154 kilogramë, duke qenë në garë për medaljen e artë me tajlandezin Jeram.
Por ky i fundit gaboi provën e fundit dhe i dha mundësinë Caljes i cili nuk gaboi në peshën 156 kilogram duke u shpallur kampion bote në shkëputje.
Nderkohe pak dite me pare, peshëngritësja shqiptare, Evangjeli Veli, është renditur e katërta në botë në stilin e shkëputjes në garën deri në 55 kilogram për femra në Botërorin që po zhvillohet në Tashkent të Uzbekistanit.
Veli, e cila shkoi në këtë aktivitet jo në formën optimale pasi kishte pësuar një dëmtim, u rendit e katërta në stilin e shkëputjes, duke realizuar me sukses dy provat e para, 86 dhe 88 kilogram.
Por ajo nuk ia doli të realizonte provën e saj të tretë me 91 kilogram dhe e mbylli këtë stil në vendin e katërt, vetëm 1 kilogram më pak se medalistja e bronztë e Botërorit.
Ndërkohë, në stilin e shtytjes, duket se për peshëngritësen ndikoi dëmtimi që kishte pësuar para aktivitetit, pasi nuk arriti të realizonte dy probvt e saj nga 105 kg dhe nuk zhvilloi provën e tretë, duke mbyllur këtu pjesëmarrjen në këtë aktivitet.
Kujtojmë se peshëngritja është sporti që e ka nderuar gjithmonë Shqipërinë dhe i ka dhënë medalje herë pas here.
Në “Lojërat Olimpike” të Tokios, kujtojmë se Shqiëpria piëkrisht me Brikenin u rendit e katërta dhe shumë pak larg medaljes së bronztë.



