Festimi, 40-vjeçari shqiptar i cili mbyti gruan e tij në Vlachioti të Lakonisë ka rrëfyer në gjykatë se si e vrau gruan kur dy fëmijët e tyre ishin duke fjetur gjumë.
Ai ka deklaruar se është penduar për krimin që ka bërë dhe pretendon se ka humbur kontrollin kur 36-vjeçarja është përballur me të dhe e ka sharë duke i thënë se do të merrte fëmijët dhe do të largohej.
Nuk duroj që një grua të më shajë. Isha i inatosur kur ajo më ofendoi, e kapa nga fyti dhe e mbyta. Të më thotë mua ajo për mamanë dhe të më shajë?! Aty e turbullova dhe e mbyta.



