Lulzim Basha ka futur ne sulm deputetet dhe te besuarit ne qarqe per te zbuluar emrat qe kane firmosur per Sali Berishen, me qellim qe ti kercenoje dhe beje nje pjese te tyre te terhiqen, duke deklaruar se jane kercenuar per te hedhur firmat.

Kjo strategji po ndiqet edhe ne Shkoder ku ne loje jane hedhur te gjithe te besuarit e kryetarit te PD, me qellim qe te sfumohen shifrat prej 90% qe i kane besuar ish kryeministrit duke plotesuar formularet. Basha ka shkuar deri ne ate pike sa nga frika e 4200 firmave tu premtoje atyre qe do te dezertojne nga te gjitha shperblimet, deri edhe me pozicione kyçe per zgjedhjet vendore.

Nje skandal i vertete ky qe po behet tashme kur Berisha i hapi formularet per mediat dhe madje ka sfiduar qe cdo drejtues i partise ta verifikoje procesin formular per formular.

Kjo situate qe po krijohet rrezikon te prodhoje nje precedent te rrezikshem qe mund te coje deri ne perplasje mes tyre demokratet, vetem per kaprico te nje kupole qe nuk arrin te zgjidhe problemet statutore.

Sjellja absurde e dekonspirimit te ketyre emrave eshte deshmia e deshperimit dhe krizes se thelle ku eshte zhytur forca me e madhe politike opozitare e Shqiperise. PD po rrezikon ndarjen ne fraksione ku Basha ka mbetur i rrethuar nga nje grup i vogel deputetesh,

ndersa anetaresia ne mase e ka braktisur, duke e akuzuar si njeriun qe ka sjelle vetem humbje e qe i dha PD mandatin e trete ne opozite. 11 dhjetori do te jete sfida qe do te nxjerr ne pah shume te verteta, e po ashtu do te percaktoje fatin e kesaj partie qe pas 31 vitesh egzistence, ka humbur busullen dhe eshte e gjitha ne lufte te brendshme, e jo ne front perballe rivalit politik.