Ish-kryeministri Sali Berisha i ka quajtur mjeranë anëtarët e Partisë Demokratike që e akuzojnë se nuk ka mbledhur votat e nevojshme për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së.

Në një lidhje me Skype në “Opinion”, Berisha tha se në të vërtetë janë 4 mijë e 200 vota dhe 600 të tjera në përpunim e sipër.

Pjesë nga biseda:

Blendi Fevziu: Ç’do të ndodhë nëse nuk i keni votat e nevojshme?

Sali Berisha: Ky është pretendim i mjeranëve që janë mbyllur brenda katër mureve. Janë 4 mijë e 200, por janë edhe nja 600 të tjera në përpunim e sipër. Janë pretendimet e atyre që jetojnë brenda katër mureve.