Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është shënuar mëngjesin e sotëm në Durrës.

Bëhet me dije se mjeti tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një plep. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë pasagjeri, shtetasi G. H., 23 vjeç.

Ndërsa drejtuesi i mjetit E. K., 23 vjeç, ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.