Stop ka udhetuar drejt qytetit të Gjirokastrës. Krisanthi Kore, 76 vjeç, denoncon se si është bu rg os ur dhe dërguar në çmen’dinë nga vajza e saj me ndihmën e policisë, prokurorisë dhe gjykatës Gjirokastër, vetëm për ti marrë pronën!
E moshuara tregon se problemet nisën në vitin 2007, pasi i ndërroi jetë bashkeshorti, ku bashkë me të kishin një banese 60 m2, me vërtetim hipotekor dhe sipas trashëgimisë i kaloi asaj dhe 2 femijëve: djalit dhe vajzes.
Ngjitur me shtëpinë e Krisanthit, ndërtohet një objekt tre katësh pa leje dhe e moshuara aplikon në 2014 tek Aluizni për ta hipotekuar këtë objekt në emrin e saj, si investim i saj me kontributet e punës që kishte bërë prej 25 viteve në Greqi, ku ka punuar ne shumicen e rasteve si pastruese nëpër shtëpia.
Në 2015, komshinjtë e njoftojnë që vajza i kishte hyrë në shtëpi. Për shkak të problemeve ndër vite me vajzën, Krisanthi njoftoi policinë që ta nxirrnin jashtë,
por policia e Gjirokastrës i nxjerr një pretekst duke i thëne që kërkesa është e pamundur, sepse e moshuara nuk ka hipotekën e shtëpisë dhe është ende në proçes legalizimi.



