Kryetari aktual i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë konferencës së sotme me median, ka lëshuar disa deklarata që na kanë befasuar dhe shkrirë së qeshuri të gjithëve, teksa është e sigurt që do komentohen gjatë nga publiku.

“Edhe nëse ma sa kra zgjedhore e 25 prillit s’do kishte ndodhur e PD do ishte aty ku shqiptarët e donin dhe e duan në qeverisje të vendit, s’kam asnjë dyshim se do të kishim 94 votat e nevojshme për të ndryshuar Kushtetutën.

Sali Berisha? Jam rritur me 15% mes demokratëve pasi përja’shtova doktorin“, deklaron Basha.

Përtej faktit se ky mbetet subjekt memesh, një sondazh i Euronews para pak ditësh zbuloi rënien pikiatë të mbështetjes së demokratëve për Bashën.

I njëjti sondazh zbuloi rritjen e ndjeshme të përkrahjes për Berishën.

Ndërkohë, Basha vijoi edhe më tej. “Më mbështesin 95% e demokratëve, anëtarësia më do në krye të partisë. Po të dua i mbush sallat më shumë se Berisha.

Unë nuk jam nga ata që shfrytëzojnë momente të tilla për të bërë garë se kush e ka autokolonën më të gjatë, se kush i mbush sallat më shumë, sepse e di që ajo është një garë e lehtë për mua dhe nuk është e drejtë ndaj askujt, as ndaj zotit Berisha ta vendos në pozitë të tillë inferioriteti.

Plus, kjo nuk është mes meje dhe zotit Berisha, kjo situatë dihet fare mirë, vendimmarrja ka ardhur pas vendimmarrjes së SHBA-së.

Interesit më të mirë të PD-së nuk i shërben përçarja e partisë për interesa të Bashës apo Berishës. Do vazhdoj të vetëpërmbahem“, u shpreh Basha.