Një histori da shurie e cila u kurorzua në fejesë, mori fund në studion e të “Dielës Shqipëtare”.
Ajo quhet Tea dhe është 20 vjeç, ajo ka ftuar në emision të fejuarin e saj Niko për t’i kërkuar falje dhe për t’i premtuar publikisht se nuk do të bëhet më xheloze dhe kokëfortë .
Ajo është e fejuar me Nikolën, por xhe lozia e saj ka bërë që ai ta quajë “komisariati”. Ata janë njohur nga një kushërirë e përbashkët, Tea po kalonte në pedonale me të kur Niko e ka parë dhe e ka pëlqyer, por Tea fillimisht nuk pranonte të njiheshin. Ajo i ka treguar familjes për l idhjen e tyre pas 2-3 muajsh dhe më pas janë fejuar.
Tea rrëfen se momenti që është ndjerë më shumë xheloze është kur ish e dashura i ka shkruajtur Nikos në Viber, pasi në lidhje ai i kishte thënë që e kishte shoqe, ndërsa kur ishin fejuar i kishte treguar se kanë patur lidhje 2-vjeçare dhe se vazhdojnë shoqërinë.
Tea nuk e ka pranuar këtë shoqëri, ndaj e ka fshirë nga çdo rrjet social i tij. Por Niko hapi një Instagram tjetër, në të cilin ish e dashura e bën “folloë” dhe ai ia kthen. Kaq mjaftonte që Tea të shpërthente sërish.



