Në orët e vona të mbrëmjes të së dielës, është raportuar një tjetër vatër zjarri pranë bypass-it të Vlorës.

Top channel ka arritur të sigurojë disa pamje ekskluzive të kësaj vatre ku duket edhe një helikopter policie në përpjelkje për të shuar zjarrin.

Deri tani janë 5 vatra zjarri në jug të Shqipërisë që po rrezikojnë zonat më të bukura turistike, ndër to, Karaburini dhe Kurbini.

Një thirrje alarmante për këto zjarre bëri pak momente më parë Ministri Niko Peleshi.