Vajza e Fjolla Morinës, Lediana tashmë është një zonjushë e vërtetë. Lediana sapo ka përfunduar ciklin e studimeve në gjimnaz dhe ka marrë pjesë në festën e mbrëmjes së maturës.

Fjolla ka ndarë disa foto dhe video të së bijës teksa është bërë gati dhe e ka shoqëruara për në festë.

Ajo ndau në “Instagram” disa pamje nga ky event me miqtë e saj, ku duket mjaft bukur me një fustan ngjyrë bojëqelli shumë vajzëror dhe me flokët e kapura lehtë.

Aktualisht këngëtarja është në arrati, por ama kjo nuk e ka ndaluar që të shoqërojë të bijën në këtë ditë mjaft të rëndësishme.