Prezantuese e Portokallisë edhe në sezonin e ardhshëm do të jetë Fjoralba Ponari. Lajmin e ka bërë të ditur vetë moderatorja në rrjetet sociale.

Pyetjes së komentuesit se a do të jetë prezantuese Portokallisë edhe për këtë sezon, Fjoralba i është përgjigjur me një ‘PO’, duke u dhënë kështu fund aludimeve.

Kujtojmë se kohët e fundit është përfolur që sezonin e ri, “Portokallia” mund të ndryshonte prezantuese, por mesa duket jo. Fjoralba Ponari e ka kaluar me sukses provën e saj dhe i është dhënë besimi për të vazhduar edhe në vijim.