Avokati Spartak Ngjela është një nga figurat më të njohura politike, gjithmonë i pranishëm në media me komentet e tij pikante. Megjithatë pak janë të vetëdijshëm për jetën e tij personale dhe faktin që ai ka zgjedhur të mos martohet kurrë. Në një intervistë shumë ndryshe nga herët e tjera, Ngjela foli se ka dashur të bëhej me një vajzë.

Pjesë nga intervista në Tv Klan:

Ti pse ke merak të bëhesh me vajzë dhe jo me djalë se ne djemtë jemi shumë të mirë?

Ngjela: Është prirje ajo nuk ke çfarë i bën. Në Shqipëri vajzat janë shumë të zgjuara. Djali del nga mosha, inteligjenca e tyre del në pah nga mosha 30 vjeç. Vajzat janë 10 vjet përpara.