Mbrëmjen e kaluar Fatos Nano u shfaq mbrëmë në emisionin “Opinion” me Blendi Fevziun i cili i drejtoi disa pyetje të forta për të cilat i gjithë publiku do një përgjigje.

Ish-kryeministri akuzoi live Neritan Cekaj duke thënë se kishte dezertuar në mars të vitit 1998 kur në burgun e Tiranës ndodhi një revoltë e të dënuarve. Sa i përket kësaj akuze, ish-minitri i brendshëm ku kthye flakë për flakë me një deklaratë të ashpër.

“Është thjesht fantazi, sepse revolta në burgun e Tiranës ishte nga të burgosur ordinerë dhe jo politikë.

Askush nuk doli nga burgu dhe policia ruajti kontrollin nga jashtë. Natyrisht duheshin Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë FNSH për të hyrë brenda.

Sapo erdhi FNSH të burgosurit u kthyen vetë nëpër qeli nga frika. Kështu nuk pati asnjë të goditur, jo pastaj të vrarë. Operacionin e drejtonte Sokol Bare, drejtori i përgjithshëm i policisë dhe ministri nuk merrej me drejtim”.