Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar pamjet nga një aksident i rëndë që ka ndodhur në Vlorë në datën 24 Janar,
ku një makinë e cila ecte me shpejtësi skëterrë ka plagosur nënën me tre fëmijët e saj, ndërsa autori nuk është gjetur edhe në momentet që flasim.
Denoncuesi i cili është familjar i të plagosurave, shprehet se Policia e Vlorës është duke mbrojtur keqbërësit, ndërkohë që mamaja e tre fëmijëve është ende e shtruar në spitalin e Traumës në Tiranë, për shkak të dëmtimeve të shumta që ka marrë.
Në ditën kur ka ndodhur aksidenti, Policia e Vlorës u mjaftua me një njoftim të shkurtër ku thoshte vetëm për një të plagosur, ndërsa sqaronte se nuk kishte identifikuar autorin.



