Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook për ndarjen nga jeta te doktor Muharrem Nonaj i cili ndërroj jetë nga Covid-19.

Kryemadhi i shpreh ngushëllime të ndjera familjes.

“Nuk gjej dot fjalë, për të shprehur dhimbjen e madhe që ndjej për ndarjen nga jeta të mjekut të shquar të Skraparit, doktor Muharrem Nonaj.

Një jetë dedikuar shërbimit me përkushtim dhe ndershmëri ndaj qytetarëve, gjithmonë i papërtuar e kurdoherë pranë tyre, ai ishte modeli që të gjithë e donin dhe nderonin, e do të mbetet përherë në memorien e skraparlinjëve dhe e të gjithë atyre që e kanë njohur në qarkun e Beratit dhe më gjerë, shembulli i qytetarit model dhe të përkushtuar.

Në keto çaste dhimbjeje të madhe, unë dhe e gjithë Lëvizja Socialiste për Integrim jemi pranë familjes dhe të afërmve të doktor Muharremit;

Shpresës bashkëshortes së tij dhe fëmijëve doktor Blenardit, Matildës e Arlindit, jemi pranë kolegëve të tij dhe të gjithë qytetarëve të Skraparit, të cilët doktori ynë i paharruar i deshi me gjithë shpirt dhe ju shërbeu deri në çastet e fundit të jetës.
U prehtë në paqe dhe i ndrittë shpirti!”, shkruan Kryemadhi.