Mbrëmjen e kaluar në “Love Story” vajzat dhe Saimir patën rezervuar për publikun takime ndryshe nga herët e tjera.

Takimi i parë i transmetuar ishte ai mes Saimirit dhe Arjanës, takimi ky i pari privat mes dyshes, të cilët nuk i kanë shumë imagjinatës.

Fillimisht, Saimiri e dërgoi Arjanën në palestër, ku u ushtruan për disa minuta dhe përfunduan në pishina dhe në dush.

Në këtë pjesë të takimit, çifti nuk ka kursyer as puthjet dhe përkëdheljet, të cilat kanë nxitur edhe reagimin e komentuesve në rrjet,

të cilët e kanë quajtur tepër eksplicit., aq sa me humor disa kanë bërë thirrje të largojnë fëmijët nga ekrani.