Mbrëmjen e kaluar u transmetua në Top Channel një episod special i “Për’puthen” një ndër spektaklet më të komentuara.
Si asnjëherë tjetër, episodi i kaluar transmetoi shumë drama, zënka, ofendime por edhe solli një frymë të re me anë të konkurrentes që u bë pjesë e saj. Sigurisht, ajo që u komentua më së shumti ishte puthja e papritur mes Anës dhe Atdheut e cila ishte jasht parashikimeve të programit.
Ana e cila është larguar nga spektakli për shkak të skandalit mes saj dhe Arjonit ku ky i fundit publikoi një foto ku të dy shiheshin në shtrat. Megjithëse kjo çështje tashmë i përket organeve kompetente, Ana u shfaq për herë të fundit për dhënë lamtumirën ku gjithashtu pati edhe një debat me Sindin e cila është armikja më e madhe në këtë show.
Sakaq, për të xhelozuar rivalen e saj, Ana i kërkoi Atdheut që t’i jepte një puthje para se të largohej dhe ky i fundit nuk zhgënjeu. Jo vetëm që Atdheu (i cili ka patur takime të shumta me Sindin) nuk ngurroi për t’i bërë qejfin por i dhuroi Anës një puthje pasionante në buzë e situata nuk mbaroi me kaq.
Ai u mundua të hiqte mikrofonin duke i përshpëritur Anës diçka në vesh që menjëherë tërhoqi vëmendjen e publikut e gjithashtu të produksionit. Mos ndoshta po nis një histori e re mes dyshes të shumëpërfolur?



