Ashtu siç ishte parashikuar, në fillim të vitit ka hyrë në fuqi vendimi i qeverisë shqiptare për të rritur pagën minimale nga 26 mijë lekë në 30 mijë lekë.

Sipas tatimeve, në listë-pagesën e shtatorit 2020 rezultojnë 251.5 mijë individë që preken nga ky ndryshim, përcjell Source.al

Sakaq, sekretari i Shoqatës së prodhuesve shqiptarë, Arben Shkodra në një deklaratë për median theksoi se ky ndryshim do të shtojë kostot e sektorit privat.

Ai gjithashtu ka bërë apel mbështetje nga qeveria për të reduktuar një pjesë të tyre.

Kujtojmë se vendi ynë është i dyti në rajon me pagën më të ulët minimale bruto, kjo sipas analizave të Eurostat që e vlerëson atë me 213 euro pas Kosovës./Source.al