Pak ditë më parë në një intervistë ekskluzive për Top Albania Radio, diva e muzikës Adelina Ismajli e pyetur se kur do të rikthehet me një projekt të ri muzikor apo një album, habiti me deklaratën e saj duke thënë se ka hequr dorë nga muzika.
Ende nuk është e qartë nëse ky vendim i saj është përfundimtar apo jo por fansat e artistes u trishtuan shumë.
Nuk kaloi shumë kohë dhe Zanfina Ismajli gjithashtu deklaroi të njejtën gjë. E ftuar në emisionin e motrës së saj, “Tetë a Tetë me Adelinën”, Zanfina deklaroi publikisht se karrierës së saj muzikore i ka ardhur fundi. “Unë kam hequr dorë nga muzika përfundimisht” -tha ajo duke shtuar se momentalisht po ushtron 2 profesione paralele dhe nuk ka më dëshirë të bëjë muzikë.
“Jeta në muzikë është stresuese dhe jam shumë e lodhur” -përfundoi Zanfina duke i vënë kapakun kërkesës së fansave për këngë të reja. Sigurisht, ky vendim i këngëtareve ka trishtuar të gjithë adhuruesit e muzikës së tyre dhe ata që prisnin me padurim t’i shihnin në skenë.



