Një numër i konsiderueshëm turistësh janë organizuar në grupe të ndryshme duke zgjedhur këtë fundjavë që kaloi Lëpushën në Malësinë e Madhe për shkak të bukurive natyrore që ofron e aq më tepër edhe reshjeve të borës që ka zbardhur këtë fshat. Të gjithë me miqtë e tyre shijuan bukuritë e Lëpushës.

Foto Terenc Pepa

Ajo që kërkojnë vizitorët është edhe një vëmendje më e madhe sa i përket investimeve që nevojiten në Lëpushë për të thithur edhe më shumë turistë.

Foto Terenc Pepa, Vilat ne Hotel Alpin

Fundjavat janë më të preferuarat nga vizitorët vendas apo edhe turistët e huaj edhe pse më të paktë në numër për shkak të pandemisë.

Foto Terenc Pepa, Lepushe 2020

Në këto ditë ku Lëpusha është mbuluar nga bora numri i vizitorëve është shtuar ndjeshëm ndërsa ata që nuk kanë qenë asnjëherë dhe pëlqejnë zonat malore kanë një mundësi shumë të mirë për të përjetuar natyrën e një prej fshatrave më të bukur të alpeve shqiptare.

Foto Terenc Pepa

Foto Terenc Pepa

Foto Terenc Pepa

Foto Terenc Pepa

Nate Dhjetori ne Lepushe, Foto Terenc Pepa

Lepusha, Pamje nga Hotel Alpin

Hotel Alpin Lepushe

Foto Terenc Pepa