Revolta për ngjarjen e rende ndaj 25-vjeçarit Klodian Rasha ka kaluar kufijtë e Shqipërisë.

Ndërsa e gjithë Shqipëria “është ngritur në këmbë” në kërkim të drejtësisë për Klodianin, të njëjtën gjë kanë bërë edhe shqiptarët që jetojnë në Londër.

Ata janë mbledhur që prej orës 16:00 para Ambasadës Shqiptare në Londër, ndërsa mbajnë pankarta në duar dhe telefona me dritë ndezur, në shenjë revolte për ngjarjen e rende te Klodianit.

Në videot e siguruara për dosja.al, shqiptarët e Londërs brohorasin njëzëri “Drejtësi për Klodianin”, “Unë jam Klodiani”, ndërsa pr.otesta ka qenë paqësore.