Tashmë është kthyer në virale ai momenti kur aktori Visjan Ukcenaj tremb Marina Vjollcën pak para se të nisë emisioni.

Kjo është videoja e fundit që po qarkullon në rrjetet sociale, ku Visjani ka shpëtuar për pak nga grushti i Marinës pasi e ka trembur.

Teksa ajo po bën përgatitjet e fundit, Visjani shfaqet pas saj, dhe e trembur Marina bëhet gati t’i gjuajë me grusht.

E gjithë skena ka krijuar shumë të qeshur ashtu si çdo herë.