Moderatoret Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu janë shoqe të ngushta prej shumë vitesh të cilat kalojnë shumë kohë së bashku në jetën e përditshme.
Së fundmi, Arbana ka postuar disa video në llogarinë e saj të Instagramit, Instastory ku shihet së bashku me Xhemin në kafe.
“Shikoni sa e bukur është”- thotë Arbana, teksa Xhemi mban kokën ulur.
Pas kësaj videoje, ajo nuk ka ndalur së postuari video të tjera nga makina e Xhemit ku tregon rrëmujën në sediljet e pasme.
“Më lërë rehat se s’është dita ime dil vetë. Shi sa e mirë je”- i thotë Xhemi me të qeshura Arbanës.



