Puntatën e sotme në Përputhen u komentua takimi i Arjonit dhe Anës.
Vajzat vinin në dyshim sinqeritetin e Arjonit, pasi bëri të njëjtat xheste me dy vajzat, Tean dhe Anën kur doli në takim.
Një mendim për takimet e Arjonit dha edhe konkurrentja e re që hyri dje Ana Kauri. Kjo e fundit tha që “Arjoni vetë e ka sjellë veten në këtë situatë pasi ka bërë të njëjtat reagime, dhe të njëjtat fjalë për të dy vajzat”.
Në këtë moment ishte Ana që i zgjati këmbën vajzës së re dhe duke thënë me ironi “madje e përkëdheli dhe me këmbë”.



