Moderatorja Arbana Osmani një javë më parë u bë nënë për herë të dytë. Ajo dhe partneri i saj Eduart Grishaj u bënë prindër të një djali, të cilin vendosën ta quanin Diell.
Duket se Arbana e ka marrë shumë shpejt veten pas lindjes, pasi ka publikuar në rrjetet sociale momentet ku shfaqet duke u marrë me projektet e saj.
Ditën e sotme ajo ka publikuar disa momente para lindjes teksa tregon selfien e fundit shtatzënë.
“Një javë më parë duke pritur të shkoja në sallën e lindjes, selfie i fundit shtatzënë”, shkruan Arbana, teksa shfaqet me barkun e rrumbullakosur dhe maskën në fytyrë.




