Këngëtarja e njohur, Fifi së fundmi ka qenë një ndër emrat më të komentuar dhe jo më kot. Ajo befasoi të gjithë më transformimin që bëri në pamje.
Bukuroshja që ndiqet nga mijëra ndjekës në Instagram së fundmi nëpërmjet një video në Instastory ka treguar se çfarë mase ka shkuar dhe nuk do ju besohet. Fifi thotë se ka shkuar masa S dhe është mjaft entuziaste dhe e lumtur për këtë arritje të sajën.
Fifi ka treguar se nisi të shtonte në peshë për shkak të jetës së natës dhe mos respektimit të orareve.
“Ka qenë një periudhë shumë stresuese për mua, shumë e lodhshme, kam qenë shumë e ngarkuar psikologjikisht dhe kur kam shkuar në shtëpi pas 4 muajve, mami nisi të qante. Mendova se e kishte marrë malli për mua e i thashë të mos mërzitej, por muaj më vonë, kur nisa të bija nga pesha më tregoi se arsyeja pse kishte qarë ishte se kisha shtuar peshë e më tha që isha bërë si pogaçe”, tregoi Fifi.



