Detaje të reja janë zbuluar nga mbytja mister e 47 vjeçares Engjellushe Kulla, 47 vjeçarja e cila u nxor e pajetë nga rezervuari i Surrelit.
Sipas burimeve të faxweb.al në vendngjarje janë gjetur sende personale, një shishe vere, batanije, mbetje e ambalazhe ushqimore. Dyshohet të ketë qenë e shoqëruar, por mbetet ende mbetet mister personi që njoftoi ngjarjen.
Sipas raportimeve të deritanishme bëhet e ditur se gruaja e cila banonte në Durrës vuante nga depresioni, por sërish një pikëpyetje për hetuesit mbeten dhe rrethanat se si ajo mbërriti deri në Surrel ku u gjet e mbytur në rezervuarin e zonës.



