Arbana Osmani ka vijuar me rrjedhën e pyetjeve në ‘ask me’ në Instastory aty ku ka treguar diçka më shumë për jetën personale dhe profesionale.

Pyetjet kanë qenë nga më të ndryshmet, nga shtatzënia e moderatores, librat dhe filmat e preferuar deri tek marrëdhënia me prindërit.

Mirëpo, një pyetje që ka tërhequr më shumë vëmendje nga të tjerat ka qenë lidhur me profesionin e gazetarit.

“Intervista më interesante që ke bërë? Me kë personazh?”, e ka pyetur ndjekësi Osmanin.

Ndërkohë nuk ka munguar përgjigja e drejtpërdrejtë e moderatores: “Me Edi Ramën, në Top Albania Radio, në vitin 2001”.