Një 11-vjeçar është larguar nga shtëpia mbrëmjen e djeshme në Tiranë! Denoncimi është bërë nga vetë babai i tij. 35-vjeçari me inicialet Y.D..
Nuk dihen ende motivet që ë kanë shtyrë 11-vjeçarin për t’u largua nga shtëpia, teksa vijojnë kërkimet për gjetjen e tij.
“Shtetasi Y. D., 35 vjeç, banues në Tiranë mbrëmjen e djeshme ka kallëzuar se i është larguar nga banesa, djali i mitur me iniciale R. D., 11 vjeç.
Punohet për gjetjen e tij dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia./shqiptarja



