Pas një jave të rënduar dhe axhendës së tejngjeshur të zhvillimeve politike, Presidenti Ilir Meta ka vendosur që të relaksohet këtë fundjavë në qytetin bregdetar të Sarandës.

I shoqëruar edhe nga familja e tij, së bashku kanë zgjedhur të vizitojnë kalanë e Lëkurësit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale me bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhin, dy vajzat dhe djalin, Meta na dhuron kështu një kartolinë përshëndetëse këtë mbrëmje, krahas së cilës shkruan:

“Një mbrëmje të këndshme për të gjithë me familjet tuaja ju uroj nga kalaja e Lëkurësit në Sarandë.”