Kreu i PDK-së, Nard Ndoka duket se është goxha i zënë me agjendën e tij politike. Aq sa është detyruar që të shkojë me vonesë në emisionin “Arena”.

Ai ka shkuar në emision pas prezantimit të të ftuarve, dhe këta të fundit nuk e kanë lënë që episodi të kalojë pa një batutë.

BATUTAT NË STUDIO:

Roland Qafoku: Kështu do të vini në pushtet ju zoti Ndoka?

Pano Soko: Po, po me vonesë.

Edlira Gjoni: Duke pritur orarin, opozita është në pritje

Nard Ndoka: Ne kemi bojkotuar parlamentin, jo emisionin *qesh