Pamjet që po shikoni vijnë nga momenti kur njërës prej vajzave të një biznesmeni në Velipojë i ra të fikët, pasi biznesi i familjes së saj nisi të prishej.
Siç shihet edhe nga pamjet, një nga efektivët, e ka marrë vajzën në krahë dhe e ka ulur në një tjetër vend, për t’i dhënë ujë dhe për ta sjellë në vete. I ati ndërkohë shihet që mbulon fytyrën me duar, ndërsa në sfond dëgjohen ulërima.
“A ju q** robt, mos bëfshi hajër…ju q* robt more,”– dëgjohet ndër të tjera.
IKMT-ja ka zbarkuar edhe pasditen e sotme në Velipojë ku ka prishur tashmë dy nga objektet e planifikuara. Aksioni është zhvilluar me përplasje mes biznesmenëve, pronarëve të objekteve dhe policisë e punonjësve të IKMT-së.



