Tre vite më parë kur në “E diela shqiptare” organizohej loja mes çifteve që konsistonte në gjetjen e fjalëve nga njëri partner, ndërkohë që tjetri mundohet ta shqiptojë saktë, morën pjesë edhe Olsi dhe Ariola.
Por çfarë ka ndodhur me ta pas 3 vitesh? Olsi dhe Ariola janë martuar vitin e kaluar dhe janë prindër të një vajze.

Ata ishin pasditen e sotme të ftuar tek “Rudina” ku treguan historinë e tyre të dashurisë dhe u transmetuan disa pjesë nga klipi i martesës shumë i veçantë i bërë në dëborë.
“Unë e kam parë për herë të parë Ariolën në “Facebook”. Një shoqja jonë e përbashkët e cila merret me modeling më thotë: Kam një shoqe në master që është fiks tipi jot. Do që ta prezantoj? Pse jo, i thash unë. Nuk po bëheshim mbarë për t’u takuar dhe i thash që t’më tregonte adresën e saj të “Facebook”. Ajo më nisi fotografinë dhe më pëlqeu shumë kur e pashë. Pas disa ditësh u bëmë shokë dhe kështu nisi”, tregoi Olsi.
“Unë e njihja Olsi Beçin si fotograf. Ai më bëri ftesë në “Facebook”. Mikesha ime më kishte folur për të, por unë bëra pak rezistencë, nuk e pranova që në fillim. Në atë kohë qëndronim 24 orë në linjë dhe flisnim shumë me njëri-tjetrin. Kështu ndodhi derisa ne u takuam dhe u dashuruam. Periudha e flirtimit nuk zgjati shumë, rreth 2 muaj kaluan dhe u bëmë zyrtarisht të dashur. Ne ishim të dy fushave të ndryshme dhe njërëzit thonin se unë isha lidhur me një kameraman”, u shpreh Ariola.



