E dinit që Enkel Demi apo siç e njohim me emrin e artit si Tom Kuka ka vendosur që çdo libër ta promovojë vetëm në Shkodër?

Po po ashtu siç e lexuat është pikërisht kështu u shpreh Enkel Demi mbrëmjen e sotme I cili promovoi në këtë mënyrë librin “Ora e ligë” I cili është edhe libri I dytë që promovon vetëm në qytetin tonë. Arsyeja pse ai ka marrë këtë vendim është se e ndjen veten shkodran “pavarsisht nëse më pranoni ju apo jo” siç u shpreh ai ekzktësisht. Madje Enkel Demi rrëfen se edhe emrin e tij të artit “Tom Kuka” e ka gjëtur pikërisht në Shkodër në “Zdrale” e kjo gjë shkaktoi jo pak të qeshura për të pranishmit por njëkohësisht edhe kënaqësi.

Enkel Demi ka një lidhje të fortë shpirtërore më Shkodrën pasi në vitet kur ai ishte student ka jetuar pikërisht në qytetin tonë ndaj edhe ka këtë dashuri dhe e ndjen veten të tillë. E kjo vërehet edhe në batutat e tij të herë pas hershme një nga detajet personifikuese të shkodranëve kryesisht. Libri “Ora e ligë” është një roman që vjen për lexuesin duke sjellë historinë e një fshati të tërë që përgjon dalldinë e Sali Kamatit, mallkohet nga Ora e ligë, saqë të gjithëve u bie leskra.

Me një gjuhë kuteliane, ku përzihen atmosfera epike dhe ajo lirike, vdekja dhe dashuria, paragjykimi dhe liria, idhnimi dhe ngrohtësia, magjia dhe mallkimet, sutat dhe figura mitologjike...

Ajo çka mbetet është vetëm ta lexoni patjetër që do të bëni me një frymë pasi mënyra sesi është shkruar dhe sesi përcillet çdo detaj e situatë. Një libër më një çmim mjaft të arsyeshëm e bën edhe më të aksesueshëm për të gjitha shtresat e shoqërisë që janë adhurues të librit e leximit. Një dhuratë përfekte për këdo…