Blendi Fevziu ka postuar një foto në rrjete sociale, teksa shfaqet i kuruar në detaje, veshur me një pallto në ngjyrë bojëqiell. Por, në sy bie komenti i këngëtares Bleona Qereti. Ajo nuk ka nguruar të pikasi detajin në veshjen e gazetarit, dhe ta komplimentojë atë.

“E dashuroj pallton,”– shkruan Bleona Qereti në foton e Fevziut.

Postimi i Blendi Fevziut dhe komenti i Bleona Qeretit.
Gazetari, Blendi Fevziu ndan shpesh foto në profilin e tij në Instagram, të udhëtimeve të shpeshta që bën nëpër botë, por edhe nga përditshmëria. Kësaj radhe gazetari kishte hequr dorë nga kostumi i zakonshëm, duke u dukur më i kuruar se asnjëherë.