Ditën e sotme kryeministri Edi Rama priti në një vizitë zyrtare komisionerin për Zgjerim të Bashkimit Europian, Olivér Várhelyi. Pas konferencës ata të dy së bashku vizituan sot disa lagje të prekura nga tërmeti në Durrës.
Gjatë inspektimit në rrugë, një qytetar i prekur nga tërmeti reagoi ndaj Ramës, ku u shpreh se ka 1 muaj e gjymë që pret ndihmë nga qeveria. Rama u shpreh se nuk mund të rregullohet e gjithë situata me një muaj e gjysmë.
Biseda:
Qytetari: Zoti kryeministër a mund të flasim pak?
Rama: Çfarë halli je?
Qytetari: Ke një muaj e ca që ishte këtu dhe nuk e dimë se ça do bëhet. Kemi një muaj e gjysmë që presim.
Rama: Po pse ku ke parë ti që kjo të bëhet për një muaj e gjysmë (Tregon me shenjë nga pallatet e dëmtuara)
Banori: Po kam parë unë.
Rama: Ke parë po.
Komisioneri për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi ndodhet në Tiranë. Gjatë konferencës me kryeministrin Edi Rama ai u shpreh se po punon fort që Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut t’i hapen negociatat për Anëtarësim në BE. Sipas tij, bisedimet po shkojnë mirë edhe me vendet skeptike si Franca dhe Holanda. Rama e informoi për reformën në drejtësi dhe luftën ndaj KÇK-së.



