Aktori i njohur i humorit Ledio Lako ka qenë i ftuar në emisionin “Mos i fol Shoferit”, ku edhe ka folur për profesionin e tij në “Portokalli.”
I pyetur nëse e ka menduar ndonjëherë që të shkëputej nga emisioni për të bërë një projekt tjetër, Ledio është shprehur se ka investuar te personazhet e tij në ‘Portokalli’ dhe paguhej mirë, kështu që nuk do ta bënte.
Pjesë nga intervista:
Rudina Dembacaj: Ke menduar të shkëputesh nga Portokallia për ndonjë projekt tjetër më të madh?
Ledio Lako: Nuk ka dalë akoma një projekt më i madh dhe mund ta bëj një pauzë nëse del një projekt më i madh. S’mund të them projekt më i madh sepse më të madh se Portokallia s’ka.
Rudina Dembacaj: Po në një film për shembull?
Ledio Lako: Filmi është një biznes që rrezikon, por nuk më pengon për të luajtur në Portokalli . Se e thashë projekt më të madh se Portokallia nuk kam parë, me pagesën që ka dhe me lekët që fiton.
Sigurisht që gjatë intervistës nga ana e Ledios, nuk ka munguar edhe ironia për programet e tjera të humorit si ‘Al Pazar’ dhe ‘Klanifornia’.
“Unë kam investuar aty dhe kam rrogë shumë të mirë, paguhem shumë mirë për tregun shqiptar. Jemi ne, pastaj janë Portokallitë B ,C, janë degë,”-tha më tej Ledio.



