Disa efektivë policie dhe zyrtarë në Durrës dhe Shijak janë arrestuar nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA). Mësohet se të arrestuarit akuzohen për shpërdorim detyre dhe korrupsion.
SHÇBA në bashkëpunim me prokurorinë e Durrësit kanë nisur një hetim që po finalizohet me arrestimin e 11 policëve, ndërsa 6 të tjerë janë inspektorë të njësisë Administrative Manëz dhe inspektor të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit.
Këta zyrtarë kanë lejuar qytetarë që të bëjnë ndërtime pa leje kundrejt një shumë të caktuar parash. Operacioni është bërë pasditen e kësaj të enjte, e ndërsa në orët në vijim pritet që të zbardhen detaje të reja.
Bëhet me dije se hetimet për këtë çështje,kanë zgjatur për tre muaj nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (ShÇBA) dhe Prokurorisë./ Opinion.al



