Australia prej disa javësh është pushtuar dhe po vuan nga zjarret masive.

Zonat më të prekura janë ato në në Uellsin e Ri Jugor dhe Victoria. Autoritetet kanë deklaruar se veç 20 personave që kanë humbur jetën, 17 të tjerë rezultojnë të zhdukur teksa dhe është djegur një sipërfaqe pyjore prej 5 milion hektarësh.

Tymi nga zjarret e mëdha në Australi ka shkuar deri në Zelandën e Re, 2 mijë km larg, duke e kthyer qiellin në ngjyrë të verdhë të mjegullt.

Sipas të dhënave meteorologjike, dita e sotme parashikohet të jetë një ditë ferri, duke qenë se temperatura pritet të shkojë në 46 gradë.
Mijëra njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre, ndërkohë që vendi ndodhet në prag të një krize humanitare, duke qenë se komunitetet e largëta kanë mbetur të shkëputura nga ndihma mjekësore, burimet e ujit janë të kufizuara dhe furnizimet e ushqimit dhe karburantit janë të vështira.

Në ishullin Kangaroo në jug të Australisë gjysma e shtëpive janë shkatërruar sot nga një zjarr i pakontrolluar që ka vrarë të paktën dy njerëz.

Sot Kryeministri Scott Morris njoftoi vendosjen e 3,000 rezervistëve të forcës mbrojtëse për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve.