Alba Sgarbi është vajza e Vittorio Sgarbit personazhit kontrovers të televizionit italian. Në mediat italiane është folur shumë për Vittorio Sgarbin, që ka një fëmijë me një grua shqiptare. Mamaja e Albës Kozeta Aidini këngëtare lirike e cila jeton në Itali nuk është shfaqur kurrë në foto apo video pavarësisht nga këmbëngulja e gazetarëve.

Por në verën e vitit 2017 Alba Sgarbi u shfaq krah të atit të saj Vittorio në një set fotografik për revistën Chi. Thashethemet morën fund dhe u konfirmua se

Alba vajza me nënë shqiptare është e bija e kritikut të mirënjohur të artit. Alba Sgarbi ka qenë e ftuar sot në emisionin Rudina në Tv Klan për herë të parë dhe ekskluzivisht në një intervistë për një media shqiptare.

Alba na tregoi se deri në moshën 5 vjeçare ka jetuar në Itali dhe më pas erdhi në Shqipëri ku mësoi dhe gjuhën shqipe gjuhën e nënës. Megjithëse u largua nga Shqipëria të atin Vittoria Sgarbi e takonte shpesh. Unë kam lindur në Romë dhe deri në moshën 5 vjeçare kam qëndruar në Itali. Më tej u ktheva në Shqipëri për të mësuar shqipen sepse gjuha e parë që dija ishte italisht.

Dhe kam vazhduar studimet shkollën e mesme dhe të gjitha këtu në Tiranë. Gjatë kohës kam qenë në kontakt me babin vetëm kur shkoja për pushimet e Krishtlindjes Vitit të Ri kur shkoja për pushimet verore që qëndroja me të më shumë. Mund ta takoja rreth 2 3 herë në vit babin. Kam qëndruar me mamin babin e takoja pak më rrallë.

Por gjithmonë kam qenë në kontakt me të dhe raportet kanë qenë tepër të mira. Faktikisht ai ka dhe dy fëmijë të tjerë motrën edhe vëllain që janë me dy mama të tjera dhe ai nuk ka jetuar me asnjë prej nesh. Ska dashur të krijojë asnjëherë familje. Mami ka qenë gjithë kohës në Itali që dhe ka punuar. Aty ka ndërtuar edhe jetën e saj.

Mami ka qenë e martuar më përpara por pati një aksident i shoqi dhe ndërroi jetë. Më pas njohu babain tim ku edhe linda unë. Spekulimet pastaj janë të tjera që mund të isha fëmija e personit tjetër por jo nuk është e vërtetë. Ai ka ndërruar jetë shumë kohë më përpara. Pas lindjes e ëma e Albës i vendosi mbiemrin e saj. Të atin nuk e njohu që në fillim por pasi u rrit vendosi të mbajë mbiemrin e babait.

Vittorio më ka njohur më vonë për faktin që edhe mamaja e tij ka qenë me mentalitetin e tillë që dua të krijosh familje i thonte nuk dua të njohësh fëmijë jashtë martese e gjëra të tilla. Prandaj ka qenë edhe shumë e

vështirë kauza ime. Plus edhe mamaja më vendosi mbiemrin e saj në fillim. Kjo ka qenë zgjedhja e mamit nuk donte që të dihej që isha e bija e këtij personazhi publik donte ta mbante anonim.

Vittorio donte por mamaja e tij nuk donte. Kjo ka qenë situata. Vendosja që të mbaja mbiemrin e babit si përfundim dhe tani jam me mbiemrin Sgarbi. Është edhe pak e sikletshme të mbash atë peshë mbiemri. Më pyesin si është e mundur që ka një vajzë gjysmë shqiptare gjysmë italiane domethënë kuriozohen për këtë gjë.

Alba aktualisht është me studime në Milano, por thotë se në të ardhmen do të dëshironte që të ecte në gjurmët e të atit. Do doja të kisha një galeri timen një galeri private mbase këtu në Tiranë por që nuk e di.

Bukuroshja italo shqiptare dhe babai i saj Vittorio Sgarbi do të vijnë së shpejti në Tiranë me një projekt për të ndihmuar Shqipërinë në përballimin e pasojave të tërmetit.