Si do të jetë moti në ditët e fundit të Tetorit dhe gjatë muajit Nëntor? Kur do fillojmë ta ndjejmë freskinë tipike të vjeshtës dhe si parashikohet të jetë dimri për këtë vit?
Meteorolgia Tanja Porja u shpreh se reshjet do mungojnë gjatë muajit Nëntor.
“Kemi thatësirë. Reshjet do mungojnë gjatë muajit Nëntor. Kemi një normalitet disi më të pranueshëm për zonat e ultësirës perëndimore. Do të kemi herë pas here vranësira dhe prezencë të reshjeve, por të pakta. Ndërkohë zona paramalore dhe malore do të jetë më e thatë. Më e thatë, kryesisht skaji juglindor, por edhe verilindja ku do të kemi mungesë, pra parashikohet të bien vetëm 40 përqind të sasisë të reshjeve të Nëntorit.



