Nje histori e teper e dhimbshme eshte publikuar mbremjen e djeshme 17 tetor ne emisionin investigativ 'Le Iene” ne Itali, ku nje baba shqiptar kerkon djalin e tij 11-vjeçar, te cilin e ema e ka marre me vete ne Siri para 5 vitesh.
Fatkeqesisht nena e vogelushit te quajtur Alvin Berisha ka humbur je.ten gjate bombardimeve, pasi u be pjese e ISIS, ndersa babai i tij po tenton me çdo lloj menyre per ta risjelle ne Itali, ku dhe banon.
Fale emisionit 'Le Iene” u mundesua gjetja e te miturit. Vogelushi Alvin ndodhet ne nje kamp per te burgosurit kurde, qe cilesohen terroriste nga autoritetet turke dhe siriane.
Stafi i emisionit beri te mundur qe babai te takohej e ta perqafonte djalin e tij per here te pare pas kaq shume kohesh.
Mirepo ketu nisin problemet, pasi e vetmja menyre qe babai te rimarre djalin e tij nga kampi eshte prezenca e nje diplomati shqiptar.
Gazetari i 'Le Iene” telefonoi ambasadorin shqiptar ne Turqi, Genti Gazheli, i cili fillimisht premtoi se do te bente te pamunduren per ta ribashkuar Alvinin me babain e tij, por me pas mbylli telefonin ne menyre te papritur dhe askush s’u pergjigj me.
Nje veprim i papergjegjshem por edhe i pajustifikueshem ky i trupes diplomatike shqiptare ne Turqi, e cila ne vend qe te garantoje mireqenien dhe sigurine e shtetasve te saj qe jetojne jashte trojeve te Shqiperise, duke i ndihmuar ne çdo lloj problemi qe ata mund te hasin, mbyllin edhe telefonin edhe kur behet fjale per nje te mitur vetem 11-vjeç.
Ne kete rast, detyren e shtetit e ka bere emisioni investigativ, qe jo vetem i 'çorri masken” ambasadorit Gazheli, por beri gjithçka eshte e mundur qe babai dhe i biri te ribashkohen.
eshte per te ardhur keq, qe shteti dhe trupa diplomatike jane kaq te pafuqishem sa te shpetojne nje femije te pafajshem 11-vjeçar.



